Qeveria e Izraelit ka miratuar një propozim të debatueshëm që e bën më të lehtë për kolonët izraelitë blerjen e tokave në Bregun Perëndimor, raportua sot mediet, një hap që kritikët thonë se do të përshpejtojë ndërtimin e vendbanimeve izraelite.

Vendimi, i cili ishte miratuar më herët nga kabineti i sigurisë i Izraelit, u lejon individëve privatë izraelitë të blejnë toka në Bregun Perëndimor dhe transferon një pjesë të administrimit të territorit te autoritetet civile izraelite.

Planet kanë hasur në kritika nga Bashkimi Evropian dhe disa vende arabe. Edhe Gjermania e dënoi lëvizjen e kabinetit të sigurisë javën e kaluar, me një zëdhënës të Ministrisë së Jashtme që deklaroi se masat përbëjnë “një hap të mëtejshëm drejt aneksimit de facto” dhe shkelin të drejtën ndërkombëtare.

Ministrat e ekstremit të djathtë e përshëndetën vendimin. Sipas kanalit televiziv izraelitt “N12”, ministri izraelit i Mbrojtjes , foli për një “hap të rëndësishëm sigurie dhe administrativ që synon garantimin e kontrollit të plotë, zbatimit dhe lirisë së veprimit të shtetit të Izraelit në zonë”.

Ndërkohë ministri i Financave, Bezalel Smotrich, tha se “ne po vazhdojmë revolucionin në politikën e vendbanimeve dhe kontrollin mbi të gjitha pjesët e vendit tonë.” Për herë të parë që nga Lufta Gjashtëditore e vitit 1967, gjatë së cilës Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, Smotrich u shpreh; “Po rikthejmë rendin dhe qeverisjen në administrimin e tokave brojjt dhe Samari”, duke përdorur termin izraelit për Bregun Perëndimor.

Më shumë se 700 000 kolonë izraelitë jetojnë aktualisht në këto territore, mes rreth 3 milionë palestinezëve, të cilët i pretendojnë ato për shtetin e tyre të ardhshëm.

Organizata izraelite “Peace Now” e kritikoi ashpër miratimin e masave. Në një deklaratë  sot në hebraisht, grupi tha se “qeveria ka dhënë autorizim për një grabitje masive të tokave në Bregun Perëndimor, në rrugën drejt aneksimit de facto, plotësisht në kundërshtim me vullnetin e popullit dhe interesat e Izraelit”.