Monarku përshëndeti kalimtarët teksa mbërriti në prezantimin e stilistit Tolu Coker, pjesë e Javës së Modës në kryeqytetin britanik, dhe u prit me duartrokitje nga të pranishmit.

Gjatë shfaqjes ai bisedoi miqësisht me kryetaren e Këshilli Britanik i Modës, Laura Weir, si dhe me stilisten e njohur Stella McCartney, të ulur në rreshtin e parë të të ftuarve zyrtarë.

Arrestimi i Princit Andrew ndodhi më herët gjatë ditës, pasi policia e ndaloi dhe e mori në pyetje lidhur me dyshimet se ai i kishte dërguar dokumente të klasifikuara qeveritare financierit të ndjerë Jeffrey Epstein.

Lajmi ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik britanik.

Në një deklaratë zyrtare, Mbreti Charles shprehu “shqetësimin e tij të thellë” dhe theksoi se drejtësia duhet të ndjekë rrjedhën e saj, ndërsa familja mbretërore do të vazhdojë detyrat publike.

Pjesëmarrja e monarkut në aktivitet ishte planifikuar më herët dhe pason një traditë familjare.

Në vitin 2018, nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth II, mori pjesë në një sfilatë mode në Londër, ku u ul në rresht të parë pranë kryeredaktores legjendare të revistës Vogue, Anna Wintour, gjatë shfaqjes së stilistit Richard Quinn.

Para sfilatës së sotme, Charles vizitoi edhe disa ekspozita të modës në kuadër të aktivitetit, përfshirë një prezantim të koleksioneve të Stella McCartney, duke dëshmuar mbështetje për industrinë britanike të modës pavarësisht zhvillimeve të fundit familjare.