Ushtria amerikane njoftoi se ka goditur një anije në Oqeanin Paqësor lindor, si pasojë e së cilës humbën jetën tre persona.

Operacioni u bë publik përmes një deklarate zyrtare në rrjetet sociale.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump tha se operacioni kundër trafikut të drogës u realizua me sukses, duke theksuar se përpjekjet për shkatërrimin e anijeve që dyshohen për përfshirje në tregtinë e paligjshme të narkotikëve në atë rajon nuk do ndalen.