Kriptomonedha “Bitcoin” ra me më shumë se 5% përsëri, duke shkaktuar panik në bursën e madhe tek investitorët.
Ajo ka rënë nën 63,000 dollarë të martën (24 shkurt), nga 126 mijë dollarë që kapi rekordin tetorin e vitit të kaluar, ndërsa investitorët vazhduan të përballen me tensionet në rritje të tarifave dhe rreziqet më të gjera gjeopolitike.
Kriptomonedha më e madhe në botë ka rënë me 27% deri më tani këtë vit dhe ka humbur 50% nga niveli më i lartë i tetorit. Por edhe për shkak të presionit nga investitorët për t’u larguar nga asetet më të rrezikshme.
“Rënia e Bitcoin duket më pak si një tronditje specifike për kriptomonedhën dhe më shumë si një ulje klasike e rrezikut”, tha për CNBC Christopher Hamilton, kreu i zgjidhjeve të investimeve të klientëve, Azi-Paqësor (APAC) jashtë Japonisë në ‘Invesco’.
Rënia ka të ngjarë të pasqyrojë një “derregullim taktik të rrezikut” dhe jo një dalje strukturore, shtoi Hamilton.
Javën e kaluar, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do të vendoste “brenda ndoshta 10 ditëve të ardhshme” nëse do ta sulmonte Iranin, për shkak të rezistencës së tij ndaj një marrëveshjeje të re bërthamore.
Tensionet janë përshkallëzuar që atëherë, me Uashingtonin që vazhdon të vendosë forca ushtarake në të gjithë Lindjen e Mesme. Gjendja e kriptomonedhave është e lidhur ngushtë edhe me gjeopolitikën, tensionet dhe luftërat në rajon.





