Drejtoresha e Luvrit, Laurence des Cars ka dhënë dorëheqjen, katër muaj pasi një bandë hajdutësh hynë me forcë në galerinë Apollo të muzeut dhe morën me vete bizhuteri napoleonike me vlerë 88 milionë euro.

Laurence des Cars ia paraqiti dorëheqjen presidentit francez, Emmanuel Macron të martën. Pallati Elize theksoi se presidenti francez e quajti dorë heqjen një akt përgjegjësie.

Zyra e Macron tha se muzeu më i madh në botë kishte nevojë për qetësi dhe një shtysë të re të fortë për të kryer me sukses projekte të mëdha që përfshijnë sigurinë dhe modernizimin.

Policia gjithashtu që po heton një skemë të dyshuar mashtrimi me bileta me vlerë 10 milionë euro ku arrestoi nëntë persona , përfshirë dy anëtarë të stafit dhe disa guida turistike, në fillim të këtij muaji.

Banda përdori një ashensor mobiljesh për të hyrë me forcë nga një dritare, për të thyer vitrinat dhe për të vjedhur bizhuteritë brenda shtatë minutash, përpara se të iknin me skuterë. Katër burra janë arrestuar dhe janë nën hetim, por bizhuteritë nuk janë gjetur ende.

Në muajt e fundit, sindikatat në Luvër kanë nisur disa ditë grevash, duke kërkuar rinovime urgjente dhe rritje të personelit, si dhe duke protestuar kundër rritjes së çmimeve të biletave për shumicën e vizitorëve jo-BE, përfshirë turistët britanikë, amerikanë dhe kinezë.