Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti i Championsit. Faza e 1/8-ave premton spektakël të garantuar, me dy supersfida që do të ndezin arenën europiane. Reali i Madridit ka gjetur sërish Manchester City-n, në një përballje që është kthyer tashmë në rutinë të Champions-it.
Kampionët në fuqi të PSG-së do të kërkojnë hakmarrjen ndaj Chelsea-t, për finalen e humbur të Kupës së Botës për Klube në verën e kaluar.Barcelona ka gjetur anglezët e Newcastle, ndërsa Arsenal do të përballet me Bayer Leverkusen.Atalanta do të duhet të masë forcat me një tjetër gjermane, kësaj radhe Bayern Munich.Spektakël premton edhe takimi Atletico Madrid–Tottenham, ndërsa Liverpool-i gjeti Galatasaray-n.Nga ana tjetër, surpriza Bodo/Glimt do të përballet me Sporting Lisbon.
Ndeshjet:
Real Madrid – Man. City
Bodo/Glimt – Sporting Lisbon
PSG – Chelsea
Newcastle – Barcelona
Galatasaray – Liverpool
Atletico Madrid – Tottenham
Atalanta – Bayern Munchen
Bayer Leverkusen – Arsenal





