Një konflikt pronash në Ersekë ka përfunduar në rrahje fizike mes dy bashkëfshatarëve, që i kanë shkaktuar njëri-tjetrit dëmtime të lehta.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtikë, teksa policia bëri me dije se i ka proceduar të dy burrat në gjendje të lirë.

Kurse njërit prej tyre iu gjet edhe një armë gjahu pa leje, e fshehur në stallë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit K. S., 64 vjeç, banues në Ersekë dhe Y. R., 54 vjeç, banues në fshatin Shtikë, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin, për motive pronësie. Gjatë kontrolleve, në një stallë në pronësi të shtetasit Y. R., u gjet një armë gjahu që mbahej pa leje, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale”, bëri me dije policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të konfliktit.