Transferimi i Erling Haland nga Mançester Siti te Barcelona do të ishte një nga transferimet më të bujshme të merkatos në vitet e fundit. Dhe katalanasit, pavarësisht problemeve financiare, mund ta bëjnë realitet, nëse plotësohet një kusht i veçantë.
Mediat pranë klubit, “Mundo Deportivo” dhe “Sport”, kanë raportuar për një takim që është mbajtur mes përfaqësuesve të kandidatit për president të Barcelonës, Viktor Font, me drejtues të Mançester Sitit për transferimin e mundshëm të norvegjezit.
Karles Planshart dhe Çavier Aguilar, pjesëtarë të grupit të punës të Font, u takuan në hotelin “Four Seasons” të Madridit para ndeshjes së Ligës së Kampioneve me shefin ekzekutiv të anglezëve, Ferran Soriano dhe drejtorin sportiv Hugo Viana.
Mes palëve kërkohet një akord në mënyrë që Barcelona të ketë prioritetin për blerjen e Haland në një të ardhme të afërt, ndoshta që këtë verë, nëse Font fiton zgjedhjet. Kjo pritet të jetë edhe arma e premtimi i madh elektoral i Font në këto zgjedhje, ku synon të marrë drejtimin klubit nga Laporta, i cili është sulmuar publikisht edhe nga figura të njohura siç ishte Çavi.





