Një kamion është shkrumbuar plotësisht nga flakët në rrugën e By-Passit të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ku mjeti është përfshirë nga zjarri teksa ishte në lëvizje.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, por pavarësisht ndërhyrjes së tyre, kamioni është djegur pothuajse tërësisht duke pësuar dëme të mëdha materiale.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë nga kabina dhe nuk ka pësuar lëndime.





