Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar për herë të parë pas akuzave kundër tij nga ana e Prokurorisë Speciale në Prishtinë, për krime lufte.
Teksa poston në Facebook emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Thaçi shkruan në Facebook:
“Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës!”
Kujtojmë që Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, dy ish-komandantë të UÇK-së u akuzuan nga Prokuroria Speciale për një sërë krimesh, ku përfshihej vrasja, vrasja politike, përndjekja, tortura etj., krime këto të dyshuara se janë bërë gjatë konfliktit në Kosovë.





