Një koncept që shpesh përballet me paragjykime mund të jetë një tregues i inteligjencës së lartë: përtacia. Psikologët dhe studiuesit kanë vënë re një lidhje intriguese mes inteligjencës së lartë dhe aktivitetit fizik më të ulët.
Një studim i Florida Gulf Coast University tregon se individët që kalojnë kohë duke reflektuar, lexuar apo analizuar shpesh duken “përtacë” për të tjerët, ndërkohë që ata thjesht preferojnë stimulimin mendor mbi atë fizik.
Studimet e botuara në “Journal of Health Psychology” sugjerojnë se njerëzit më pak fizikisht aktivë zakonisht shfaqin një IQ më të lartë.
Ata ndihen të plotësuar nga aktivitete që kërkojnë përqendrim dhe kreativitet, si stuhia e ideve, debatet ose zgjidhja e problemeve komplekse.
Kjo “nevojë për njohje” i bën ata të më pak të mërzitur dhe më të dhënë pas mendimeve të thella, shpesh duke kaluar më shumë kohë duke medituar sesa duke vepruar.
Në këtë kontekst hyn edhe rituali i mëngjeseve të ngadalta.
Në një botë ku produktiviteti glorifikohet dhe motoja “wake up and grind” dominojnë, mëngjeset e shtyra nuk janë shenjë dembelizmi, por e zgjuarsisë dhe vetëdijes.
Një mëngjes i qetë, me kafe në dritare, dush të gjatë dhe muzikë që të fton të marrësh frymë, është një hap i vogël rebel ndaj ritmit të vrazhdë të ditës. Dita e mirë nuk përcaktohet gjithmonë nga ora e alarmit, por nga mënyra se si e përjeton çdo moment të parë të saj.





