Izraeli ka mirëpritur rezolutën e miratuar sot në Kuvend duke e shpallur Iranin si shtet sponsor të terrorizmit.

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar e cilëson rezolutën e miratuar si historike, ndërsa shton se kjo është një tjetër dëshmi e dimensionit të qartë moral në politikën e jashtme të Shqipërisë.

“E vlerësoj kryeministrin shqiptar @ediramaal dhe Kuvendit të Shqipërisë për rezolutën historike të miratuar sot, duke e shpallur Republikën Islamike të Iranit një shtet mbështetës të terrorizmit. Sipas fjalëve të rezolutës: Terrorizmi në të gjitha format e tij përbën një nga kërcënimet më serioze për shoqëritë demokratike. Ky është një tjetër demonstrim i dimensionit të qartë moral në politikën e jashtme të Shqipërisë.”, ka shkruar ai.