Komisioni Evropian ka prezantuar një paketë të re rregullash dixhitale që synojnë lehtësimin e krijimit dhe funksionimit të bizneseve në të gjithë Evropën, duke ulur kostot dhe përshpejtuar procedurat.

Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, deklaroi se iniciativa “EU Inc.” do ta bëjë shumë më të lehtë nisjen dhe zgjerimin e një biznesi në tregun evropian.

Sipas propozimit, individët do të kenë mundësi të themelojnë një kompani në cilindo nga 27 shtetet anëtare të Bashkimi Evropian brenda më pak se 48 orëve, plotësisht online dhe me një kosto nën 100 euro.

Megjithëse rregullat janë aktualisht opsionale, ato pritet të nxisin kompanitë që kanë zhvendosur aktivitetin jashtë BE-së të rikthehen ose të zgjedhin tregun evropian për operacionet e tyre.

Von der Leyen theksoi se aktualisht bizneset përballen me mbi 60 forma të ndryshme kombëtare kompanish, çka e bën më të ndërlikuar procesin e themelimit dhe funksionimit në vende të ndryshme të unionit.