Bisedimet produktive midis SHBA-ve dhe Iranit janë të mirëseardhura, ndërsa Britania kërkon uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, tha të hënën një zëdhënës i kryeministrit britanik Keir Starmer.
I pyetur në lidhje me njoftimin e Trump se ai do të shtynte sulmet ndaj termocentraleve iraniane pas bisedimeve “shumë të mira” me Teheranin, zëdhënësi i Starmer tha:
“Çdo referencë për bisedime produktive është e mirëpritur. Ne kemi deklaruar se një zgjidhje e shpejtë është në interesin global dhe se Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet”, shtoi zëdhënësi para gazetarëve.
Më herët, presidenti i SHBA njoftoi se kishte pezulluar sulmet ndaj objekteve energjitike të Iranit pas bisedimeve të mira. Duke folur më pas për gazetarët, Trump foli për një marrëveshje me 15 pika, përfshirë heqjen dorë nga armët bërthamore, por shtoi se nuk mund të ofronte garanci.





