Gjykata e Posaçme dënoi me burgim të përjetshëm Altin Hajrin për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Jan Prengës në janar të 2020-ës në Kamzë.
Ai mohoi akuzat përmes avokatit të tij dhe tha se nuk ka pasur dijeni mbi planin e rrëmbimit. Më herët për këtë ngjarje është dënuar edhe Festim Bexhdili, po me burgim të përjetshëm.
Kujtojmë se Jan Prenga u mor peng më 17 janar 2020 në zonën e Kamzës. Ai u dërgua në resortin e Altin Hajrit në Shijak, ku u torturua dhe zhvesh. Dyshohet se gjatë dhunës, Prenga u mbeti në dorë pengmarrësve, që vendosën të zhdukin trupin.
Edhe pas kërkimeve në zonën e Shijakut, trupi i tij ende nuk është gjetur.





