Një 30-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi qarkullonte me automatik në automjet.
I riu nuk kishte leje për armën e zjarrit, ndërsa në banesë iu gjet një tjetër armë gjahu.
Sekuestrohen një armë zjarri automatik, armë gjahu teke, municion dhe automjet.
“Si rezultat i operacionit, në fshatin Sovjan, Maliq, shërbimet e Policisë konstatuan në një rrugë mes parcelave bujqësore një automjet, në të cilin dyshohej se udhëtonte shtetasi i armatosur, dhe e ndaluan për kontroll.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri tip automatik.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën një armë gjahu teke dhe një sasi e vogël municioni luftarak.
Sendet e jashtëligjshme, së bashku me automjetin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi B. B., 30 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive””, njofton policia.





