Familja Rrapaj në Kuman të Roskovecit ka hapur dyert e mortit pas tragjedisë të ndodhur mesditën e djeshme ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj ka vrarë me pushkë bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj 75 vjeçe, e më pas ka vrarë veten.
Mësohet se varrimi i dy viktimave do të bëhet i ndarë. Dashuri Rrapaj do të përcillet për në banesën e fundit në Allambreas të Beratit, aty ku ka lindur, ndërkohë që Shefit Rrapaj ndodhet ende në morgun e Fierit dhe trupi i tij ende nuk po tërhiqet nga familjarët.
Të nëntë fëmijët e çiftit ndodhen në banesën ku ndodhi krimi i dyfishtë dhe në një situatë tepër të rënduar emocionale do të përcjellin për në banesën e fundit prindërit e tyre.





