Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka bërë me dije se do të ndalojë rrjedhën e gazit në Ukrainë derisa të rifillojë rrjedhën e gazit përmes tubacionit që furnizon Evropën Lindore me naftë ruse, i cili u dëmtua nga sulmet e Rusisë.

Shkak për këtë veprim është bërë ndërprerja e furnizimit nëpërmjet tubacionit Druzhba, i cili transporton naftën ruse në Hungari dhe Sllovaki nëpërmjet Ukrainës.

Kievi thotë se sulmet ruse dëmtuan tubacionin, por Sllovakia dhe Hungaria, të cilat kanë mbajtur lidhje me Moskën gjatë luftës, e kanë akuzuar Ukrainën për vonimin e rifillimit të rrjedhave të naftës për arsye politike.

Në një video të postuar në Facebook, Orban tha: “Ne po i ndërpresim gradualisht furnizimet me gaz nga Hungaria në Ukrainë dhe do ta ruajmë gazin që mbetet tek ne në Hungari.”

Budapesti aktualisht ka bllokuar një kredi të planifikuar të BE-së prej 90 miliardë eurosh për Kievin për shkak të mosmarrëveshjes për tubacionin. Edhe Sllovakia ka kërcënuar të ndjekë të njëjtën rrugë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i tha Komisionit Evropian javën e kaluar se punimet e riparimit ishin drejt përfundimit.