Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka folur për luftën në Lindjen e Mesme. Duke folur me biznesmenë në Moskë, Putin u shpreh se pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme mund të krahasohen me pandeminë e koronavirusit.
“Pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme mbeten të vështira për t’u parashikuar, por disa vlerësime krahasojnë ndikimin e mundshëm me atë të pandemisë Covid-19,” theksoi Vladimir Putin, duke vënë në dukje presionet që tashmë po ushtrohen në sektorë kritikë të ekonomisë globale.
Mediat shkruajnë se presidenti rus, theksoi se përshkallëzimi i tensionit në Lindjen e Mesme po shkakton ndërprerje të konsiderueshme në ekonominë globale, duke prekur transportin, prodhimin dhe zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit.
Sipas tij, zhvillimet krijojnë presion intensiv mbi kompanitë që operojnë në sektorët e hidrokarbureve, metaleve dhe plehrave, duke rritur pasigurinë në tregje.
“Pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme mbeten të vështira për t’u parashikuar me saktësi”, tha presidenti rus, duke nënvizuar nivelin e lartë të pasigurisë që karakterizon situatën aktuale gjeopolitike. Siç theksoi ai, as palët e përfshira nuk janë në gjendje të vlerësojnë qartë zhvillimin e situatës.





