Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, si rezultat i punës intensive për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit në kërkim S. Rr., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Fast Reaction”, pasi dyshohet se më datë 24.06.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, së bashku me vëllanë e tij, shtetasin E. Rr. (në kërkim), kanë goditur me qytën e pistoletës, shtetasit Y. C. dhe O. C. (vëllezër), si dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, pa i dëmtuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





