Ndiheni të lodhur? Por para se ta quani gjithçka thjesht “lodhje sezonale”, flisni me mjekun pasi stina e pranverës shoqërohet me shtimin e alegjive të ndryshme, shkruan salute.eu.
Madje, mund të bëni edhe një kontroll të vogël, veçanërisht nëse dobësia shoqërohet me:
Lëkurë të thatë,
rrahje të shpejta të zemrës
vështirësi për të humbur peshë, edhe pse ndiqni dietë dhe stërviteni në palestër
Një analizë gjaku mund të tregojë problemin. Mjafton një analizë e thjeshtë e TSH për të dyshuar nëse diçka nuk shkon me tiroiden.
Edhe pse shpesh nuk e mendojmë, këto shqetësime mund të lidhen me tiroiden që punon pak ose jo si duhet – pra me hipotiroidizmin.
Sa mund të ndikojë tiroidja në mirëqenien tonë
Funksionimi i alteruar i tiroides mund të ndikojë shumë në mirëqenien. E rëndësishme është që, sapo të kuptohet problemi, të fillohet trajtimi dhe sa më herët zbulohet, aq më lehtë mund të trajtohet situata.
Hipotiroidizmi vs hipertiroidizmi
Hipertiroidizmi (më i rrallë) është më i lehtë për t’u dyshuar për shkak të: dridhjeve, rrahjeve të shpejta të zemrës, djersitjes së tepërt dhe humbjes së shpejtë të peshës.
Hipotiroidizmi shpesh shfaqet me simptoma më pak të dukshme, si:
lodhje (astenia)
shtim në peshë
kolesterol i lartë (shpesh një nga shenjat e para)
kapsllëk
ndjenja fryrjeje
simptoma ankthi/depresioni
mbajtje lëngjesh
lëkurë e thatë
Prandaj, nëse keni këto shqetësime, është gjithmonë e këshillueshme të flisni me mjekun.





