Meta ka filluar testimin e Instagram Plus, një plan me pagesë që ofron veçori për menaxhimin e Stories dhe, në përgjithësi, për ndërveprimin social.

Kompania që prodhon Facebook, WhatsApp dhe Threads e konfirmoi lajmin për TechCrunch, pa zbuluar nëse ky testim do të vazhdojë apo cilat vende të tjera do të përfshijë.

Instagram Plus sjell disa veçori të reja. Abonentët mund të shikojnë postimet në Story të përdoruesve të tjerë nën modalitetin Incognito dhe të shohin se sa herë është parë postimi i tyre duke kërkuar emrin e një përdoruesi specifik pa pasur nevojë të shfletojnë të gjithë listën.

Gjithashtu mund të krijohen lista të pakufizuara “miqsh të ngushtë”, një veçori që lejon zgjedhjen e një grupi përdoruesish që lejon shikimin e postimeve në Story. Po ashtu një tjetër element i Instagram Plus është shikimi paraprak i postimit në Story para se të publikohet si dhe zgjatja e periudhës së dukshmërisë së tyre nga 24 orë në 48 orë.

Për më tepër, abonentët do të jenë në gjendje ta vendosin postimin e tyre në Story në mënyrë që të shfaqet e para në faqen e ndjekësve dhe të dërgojnë zemra super të animuara në postimet e përdoruesve të tjerë.

Abonimi, i cili aktualisht po testohet vetëm në Meksikë, Japoni dhe Filipine, sipas disa përdoruesve, nuk përjashton reklamat.

Me këtë test, Meta konfirmon njoftimin e saj të janarit të kaluar, në të cilin deklaroi qëllimin e saj për të eksperimentuar me futjen e abonimeve premium për tre rrjetet sociale: rozë (Instagram), blu (Facebook) dhe jeshile (WhatsApp).

Kjo strategji është zbatuar tashmë nga Snapchat me planin e saj Snapchat+, si dhe nga X, YouTube dhe Telegram. Prandaj, rrjetet sociale po kërkojnë një mënyrë alternative për të fituar para nga përmbajtja e tyre.