Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia në Lushnjë, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin automjetit të një shtetasi, me porosi të një 28-vjeçari, i cili është shpallur në kërkim.

Ngjarja u regjistrua në fshatin Pluk, ku shtetasi D. V. kallëzoi se automjeti i tij ishte djegur pranë banesës. Si rezultat i hetimeve, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit M. B., 39 vjeç, banues në zonë dhe me precedent penal.

Nga hetimet rezultoi gjithashtu se djegia e automjetit dyshohet të jetë kryer me porosi të shtetasit A. Z., 28 vjeç, i cili është aktualisht në kërkim. Sipas të dhënave paraprake, ai kishte konflikte për motive pronësie me xhaxhanë e pronarit të automjetit të djegur.

Policia vijon punën për kapjen e 28-vjeçarit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Fierit për veprime të mëtejshme.