Një shqiptare ka pësuar dëmtime serioze, si pasojë e një aksidenti në punë në një fabrikë në Greqi. 40-vjeçarja me origjinë shqiptare e cila ndodhej ilegalisht në vend, është dërguar në spital në gjendje të rëndë. Kjo pasi kur flokët e saj janë kapur nga një makinë në të cilën punonte, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë

Mediat greke shkruajnë se ajo ka marrë dëmtime në zonën e kokës dhe ka humbur një sasi të madhe flokësh, si dhe i është dëmtuar lëkura në zonën e ballit. Pavarësisht lëndimit të rëndë, ajo është jashtë rrezikut. Në fabrikën ku gruaja punonte ilegalisht, punëdhënësi i saj, një 42-vjeçar grek, u arrestua por u lirua me urdhër verbal.

Sipas informacioneve, shqiptarja fillimisht është transportuar e shoqëruar nga dy persona të cilët kanë deklaruar se e kanë gjetur në rrugë. Mjekët zbuluan se ajo vetë mund të ecte, megjithëse ishte e frikësuar dhe nuk fliste.