Mjekët sqarojnë se rritja e kortizolit në mëngjes është normale dhe ndihmon trupin të zgjohet dhe të jetë në formë. Sipas kardiologut Dr. Alok Chopra, problemi nuk është kafeja në vetvete, por mënyra si konsumohet.

Pirja e kafesë menjëherë pas zgjimit, sidomos me stomak bosh, mund të zgjasë nivelet e larta të kortizolit dhe të shkaktojë nervozizëm, ankth, rrahje të shpejta të zemrës dhe luhatje të sheqerit në gjak.

Ekspertët rekomandojnë që kafeja të mos konsumohet pa ushqim, por të shoqërohet me proteina ose yndyrna të shëndetshme, për të stabilizuar energjinë dhe për të shmangur efektet negative gjatë ditës.