Edhe pse rriten në të njëjtën familje dhe me të njëjtët prindër, vëllezërit dhe motrat shpesh zhvillojnë personalitete të ndryshme. Sipas psikologëve, rendi i lindjes ka një ndikim, por nuk është faktor përcaktues.

Stereotipet e njohura – fëmija i madh më përgjegjës, i vogli më i lirë dhe i mesmi më i adaptueshëm – kanë një bazë, por nuk shpjegojnë plotësisht dallimet mes fëmijëve.

Ekspertët theksojnë se mjedisi nuk është kurrë identik për secilin fëmijë. Ndryshimet në kohë, në moshën e prindërve dhe në kushtet familjare bëjnë që secili të rritet në rrethana të ndryshme.

Një rol të rëndësishëm luan edhe “diferencimi”, ku fëmijët krijojnë vetë identitete të ndryshme për të shmangur konkurrencën dhe për t’u ndjerë unikë brenda familjes.