Policia e Gjirokastrëss ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në qytetin e Gjirokastrës, ku një 17-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ai ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar në prani të dy fëmijëve të tjerë të mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuar materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar, banues në lagjen Zinxhira, pasi dyshohet se ky shtetas në prani të 2 shtetasve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar”, njofton policia.
Sipas informacioneve të policisë, 17-vjeçari është larguar në drejtim të Greqi, para se të vinte në komisariat kallëzimi nga prindërit e 10-vjeçarit.
“17-vjeçari është larguar në drejtim të shtetit Grek, para se 10-vjeçari dhe prindërit e tij, të vinin në ambientet e Policisë për të bërë kallëzim”, thuhet më tej në njoftim.
Të miturit janë intervistuar në prani të psikologes. Ndërkohë që policia vazhdon hetimet zbardhjen e plotë të rastit.





