Një konflikt për një sipërfaqe toke në Kavajë ka përfunduar në dyert e Policisë, pas kallëzimit të bërë nga një shtetase, e cila pretendon se prona e saj është zaptuar.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasja me iniciale V. Rr. ka kallëzuar se një 37-vjeçar, E. A., i ka zënë një sipërfaqe toke në mënyrë të paligjshme. Por, nga verifikimet e kryera mbi dokumentacionin përkatës të pronësisë, ka rezultuar se toka në fjalë është në pronësi të vetë 37-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pas ka kallëzuar shtetasja V. Rr., se shtetasi E. A., 37 vjeç, i ka zaptuar një sipërfaqe toke. Nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se toka është në pronësi të shtetasit E. A.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.