Shqipëria prodhoi 7.5 milion megavat energji elektrike gjatë vitit 2025, nga të cilat 1.3 milion megavat u humbën në rrjetin e shpërndarjes. Kjo përbën një nivel humbjesh rreth 17%, me tendencë të rënies krahasuar me vitet e mëparshme.

Humbjet e energjisë elektrike, të shkaktuara nga vjedhjet ose amortizimi i rrjetit, janë reduktuar ndjeshëm vitin e kaluar. Të dhënat e Entit Rregullator tregojnë se niveli i humbjeve ka qenë 17%, krahasuar me 17.9% në vitin e mëparshëm. Rënia me afro 1% përkthehet në të ardhura më të larta për sistemin energjetik, si rezultat i investimeve në rrjetin e transmetimit.

Në sasi absolute, 1.3 milion megavat nga 7.5 milion megavat të prodhuara nuk arritën te konsumatori. Nëse këto humbje do të ishin konsumuar, me çmimin mesatar të energjisë elektrike të vitit të kaluar, dëmi ekonomik do të arrinte rreth 65 milion euro.

Sipas programit qeverisës 2025-2029, synimi është që brenda katër viteve humbjet e energjisë në shpërndarje të ulen në më pak se 12%. Ky rezultat pritet të arrihet përmes përdorimit të teknologjive të reja të matjes.

Humbjet e larta në rrjetin elektrik ndikojnë direkt te faturat e kompanive publike të energjisë. Reduktimi i tyre do të përmirësonte bilancet financiare, do të rrisë investimet dhe do të mbështeste politikat për uljen e çmimit të energjisë për konsumatorët.