Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme kanë finalizuar dy raste të reja të trafikimit të automjeteve të vjedhura, si pjesë e operacionit “Stolen Line” që synon goditjen e këtij fenomeni kriminal në vend.
Gjatë veprimeve të kryera u sekuestrua një Audi SQ8 me vlerë rreth 70,000 euro, i cili rezultoi i vjedhur në Gjermani. Për këtë rast është nisur procedimi penal ndaj H. P., 29 vjeç, i dyshuar se e solli automjetin në Shqipëri për shitje të paligjshme.
U sekuestrua një BMW me vlerë rreth 50,000 euro, e cila rezultoi e vjedhur në Zvicër. Për këtë rast është nisur procedimi penal ndaj K. B., 50 vjeç, i dyshuar për sjelljen e automjetit në vend për qëllim tregtimi të paligjshëm.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranë për veprime të mëtejshme. Operacioni “Stolen Line” vijon për të goditur raste të tjera të trafikut të automjeteve të vjedhura.





