Një shpërthim me tritol ka ndodhur sot rreth orës 00:10 në Memaliaj, në banesën e kryetarit të njësisë administrative Qesarati. 67-vjeçari Butjan Kapa ka pohuar se nuk ka konflikte me njeri.

Ndërkohë ai nuk është prenoncuar më shumë pasi nuk ka dashur të japë detaje. Për fat të mirë nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, por pas ngjarjes, autorët kanë djegur makinën me të cilin lëviznin dhe janë larguar në këmbë.