Një krim i rëndë ka ndodhur në Austri, ku një grua 38-vjeçare me origjinë nga Kosova, është gjetur e pajetë në oborrin e një shtëpie, me lëndime të rënda në kokë.
Sipas raportimeve, viktima ishte shtetase serbo-kosovare, ndërsa i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj, nga i cili ajo jetonte e ndarë.
Sipas mediave austriake, edhe burri i saj ishte me origjinë nga Kosova.
Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 18:30 në Komunën Baden, në Austrinë e Ulët. Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili tashmë ndodhet në paraburgim.
Sipas informacioneve të para nga mediat austriake, dyshohet se ai e ka vrarë të shoqen me një kaçavidë.
Çifti ishin prindër të katër fëmijëve.





