Sot po mbahet në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës për “Plumbin e artë”. Këtë të martë dy bashkëpunëtorët e drejtësisë Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej do ballafaqohen në GJKKO për vrasjen e Bujar Çelës në Bradashesh, vëllanë e Talo Çelës.

Duamani është shprehur: “I qëndroj plotësisht deklarimeve që kam dhënë”.

Ndërkohë edhe Alibej ka deklaruar se: “Po, i qëndroj deklarimeve”.