Autoritet Portual i Durrësit ka dalë me një njoftim të dytë për të sqaruar rikthimin e transportit detar të pasagjerëve. Zyrtartisht bëhet e ditur se do të ketë 2 faza, ku nga nesër iu lejohet udhëtimi vetëm shtetasve shqiptarë, rezidentë në Itali dhe shtetasve të BE-së. Ndërsa nga 1 korriku për të gjithë shtetasit shqiptarë.
“Faza 1: Nga nesër shtetasit Shqiptarë me rezidencë të përhershme në Itali (soggiorno), dhe shtetasit e BE-së, do mund të udhëtojnë lirshëm nga Durrësi drejt porteve italiane.
Faza 2: Bazuar në dispozitat aktuale të BE-së (dhe urojmë mos të këtë surpriza): nga data 1 korrik 2020, transporti detar i pasagjerëve drejt Italisë do të jetë i hapur për të gjithë shtetasit Shqiptarë”, thuhet në njoftim.
Lejohen gjithashtu të lëvizin me transport nderkombëtar të trageteve të gjithë shtetasit e huaj që ndodhen në Shqiperi ose vijnë në Shqiperi per arsye pune.
– Lejohen të lëvizin nga dhe për në Shqipëri, të gjithë shtetasit Shqiptarë që janë rezidentë në vendet e BE, dhe janë te pajisur me dokumenta te shteteve të BE ose shteteve te tjera jashtë BE.
– Do të lejohen të lëvizin të gjithë diplomatët Shqiptarë dhe të huaj, si dhe diplomatë të Republikës së Kosovës me automjetet e tyre personalë në hyrje dhe ne dalje për dhe nga Shqiperia.