Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar në lidhje me komentet e bëra nga deputeti i PD, Saimir Korreshi në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor në Lushnje.

Ministra nënvizon se nuk ka mungesë të mamografisë siç ka cituar deputeti, gjithashtu ka hedhur poshtë një ndërprerje të mundshme të shërbimeve.

Mesazhi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

“Në lidhje me deklaratat politike sot në Kuvend, sqarojmë se ato nuk pasqyrojnë situatën reale në Spitalin e Lushnjës.

-Spitali ndodhet aktualisht në proces rikonstruksioni, ndaj janë bërë riorganizime të përkohshme të shërbimeve, pa ndërprerë asnjë shërbim për qytetarët.

-Nuk ka mungesë të materialeve bazë si pambuk apo alkool. Furnizimi është i rregullt.

-Asnjë shërbim nuk është ndërprerë.

-Shërbimi gjinekologjik është riorganizuar përkohësisht brenda spitalit.

-Mamografia është funksionale.

-Spitali vijon normalisht aktivitetin, duke garantuar shërbim dhe siguri për pacientët”.

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi renditi një sërë problemesh që sipas tij vijojnë të mbeten të pazgjidhura në shërbimin shëndetësor publik