Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi ndërsa akuzohet për kryerjen e disa veprave penale.

Prokuroria kërkon shpalljen fajtor me 10 vite burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit pasiv, dhe shkeljes së barazisë në tendera. Dënimi mund t’i ulet në 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar, si dhe gjithashtu mund t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Po ashtu, SPAK kërkon nga Gjykata e Posaçme konfiskimin e parave të gjetura, 15 mijë euro, 35 mijë paund, 1 milionë lekë të rinj dhe pasuritë e tij.