Një tjetër rast keqtrajtimi të kafshëve shtëpiake është regjistruar në qytetin e Vlorës, ku një qen prej pesë ditësh është mbyllur në një apartament.
Sipas dëshmive të fqinjëve, pronarët (një çift të moshuarish) mund të jenë larguar drejt Greqisë për arsye shëndetësore, por qeni ka mbetur i mbyllur në ballkon.
Punonjësit e Shërbimit Zjarrfikës kanë mundur që nëpërmjet shkallëve të hipin në ballkon dhe të marrin qenin. Pas kësaj janë njoftuar familjarët e të moshuarve që të marrin qenin.





