Një nga godinat më me rëndësi kulturore në Vlorë vijon të përballet me probleme të hershme strukturore, të cilat sipas specialistëve konsiderohen tashmë kronike dhe të paralajmëruara prej vitesh.

Ndërtesa e ndërtuar në vitin 1844, gati 190-vjeçare, ka kaluar disa faza zhvillimi ndër vite, fillimisht ka shërbyer si qendër kulturore, ndërsa më vonë është kthyer në Muze Kombëtar të Pavarësisë.

Gjatë kësaj periudhe, ndërhyrjet e kryera kanë qenë kryesisht në aspektin estetik, duke u fokusuar në fasadë dhe jo në përforcimin e strukturës mbajtëse.

Ndërkohë, një tjetër ndërhyrje është kryer në vitin 2020, me synimin për të rikthyer plotësisht identitetin e saj të mëparshëm.

Dhe dëmtimi i gjithë godinës ka ardhur nga ndërtimet që janë bërë dhe po bëhen përreth kësaj ndërtese.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se këto ndërhyrje nuk kanë adresuar problemet themelore të godinës, të cilat lidhen me strukturën dhe qëndrueshmërinë afatgjatë.