Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Tepelenë-Krahës, në afërsi të fshatit Iliras, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë teksa lëviznin në drejtime të kundërta.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar tetë persona.

Dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe po shqyrtohet dërgimi drejt Spitalit të Traumës për trajtim më të specializuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore dhe ekipet e ndihmës së shpejtë.

Të plagosurit janë transportuar fillimisht për ndihmë mjekësore, ndërsa po ndiqet nga afër gjendja e tyre.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa pas ndërhyrjes së autoriteteve qarkullimi në këtë segment është rikthyer në normalitet.