Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin Orikum–Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Volkswagen”, i drejtuar nga shtetasi V. G ka përplasur një tufë bagëtish të imta (dhi) që po kalonin rrugën.
Si pasojë e përplasjes kane ngordhur 10 bagëti si dhe është lënduar dhe çobani, shtetasi Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të tufës.
Nga forca e goditjes, ai është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal Vlorë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pasi ka pësuar traumë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.





