Helmohen nga ushqimi disa studentë të Akademisë së Sigurisë.

Pas konsumimit të drekës brenda ambienteve të Akademisë, studentët janë ndjerë keq dhe janë dërguar në spital. Pasi kanë marrë serum ata u larguan për në konvikt.

Për rastin po kryhen analizat për të zbuluar shkakun e saktë, ndërsa paraprakisht dyshohet se janë helmuar nga ushqimi.