Një konflikt ka agravuar mbrëmjen e kësaj të enjte në Krujë ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në oborrin e një mobilerie në Nikel.
Autorët e dyshuar Ardjan Xheka dhe Gazmir Xheka dyshohet se për motive të dobëta kanë plagosur me thikë 31-vjeçarin Ronaldo Caca dhe 23-vjeçarin, Halil Caca. Policia bën me dije se të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
“Krujë/Informacion paraprak Rreth orës 20:30, në oborrin e një mobilerie në Nikel, gjatë një konflikti të çastit dyshohet për motive të dobëta shtetasit A. Xh dhe G. Xh kanë dëmtuar me mjet prerës shtetasit R. C., rreth 31 vjeç dhe H. C., rreth 23 vjeç, vëllezër, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim”, njofton policia.





