Në Gjykatën Administrative shqyrton padinë e kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado, i cili sipas tij ka marrë në 2008-n emërimin si prokuror në shkelje të ligjit.

Sipas pretendimit të Veliajt, Dado nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës duke mos përmbushur kushtet për t’u kualifikuar si prokuror.

Plarent Ndreca është shprehur se pjesë e kësaj ‘harmonie institucionale’ për të mos lejuar shqyrtimin në themel është bërë edhe KLP.

Ai thotë se nga vetë zhvillimi i procesit gjyqësor dhe provat e administruara deri tani, rezulton se Presidenti i Republikës, në momentin e dekretimit të Ols Dados si prokuror, nuk ka kryer verifikime reale mbi plotësimin e kushteve ligjore për emërimin e tij.

Seancën gjyqësore ku do të shqyrtohet padia e kryebashkiakut Erion Veliaj për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados Prokuror, duket se ka vendosur ta ndjekë nga afër edhe aktori i madh Robert Ndrenika dhe aktori i humorit Gaz Paja.