Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Himarë-Borsh, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosura dy vajza, të cilat janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





