Vetëm 2 ditë nga tragjedia e rëndë në zonën e Durrësit, ku gjatë një aksidenti rrugor, humbën jetën dy fëmijë të mitur dhe tre të tjerë u plagosën rëndë, fatmirësisht në qëndër të Tiranës dy ditë më parë është shmangur një tjetër tragjedi e njëjtë.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se një automjet tip “Toyota Versus” pa targa, ka çarë me shpejtësi kangjellat e hekurit të vendosura në hyrje të sheshit “Skënderbej” dhe ka kryer manovra të rrezikshme duke rrezikuar seriozisht kalimtarët e rastit dhe punonjësit e policisë Bashkiake që ishin në vendgjarje.

Drejtues i mjetit është identifikuar dhe arrestuar si Viktor Ndoka nga qyteti i Lezhës, por ka jetuar prej 10 vite në Angli.

Sipas informacioneve të siguruara Ndoka ka drejtuar me shpejtësi makinën në bulevardin “Zogu i I” dhe më pas ka hyrë në ambjentet publike të sheshit “Skënderbej” në qëndër të Tiranës.

Ngjarja është parë nga shumë kalimtarë të cilët janë shmangur për ti shpëtuar goditjes nga makina. Ndërkohë mjeti është përplasur me një nga gurrët e vendosur afër Muzeut Kombëtar.

Kanë qënë dy punonjës të policisë Bashkiake, Arkid Rizvani dhe Rigert Kasa, të cilët vrapuan të neutralizojnë drejtuesin e mjetit, teksa ai mundohej ti jepte sa më shumë gaz automjetit pa targa, me qëllim për të depërtuar në brendësi të sheshit ku kishte disa grupe turistësh.

Teksa u përplas me gurrët, njëri nga punonjësit e policisë Bashkiake Rigers Kasa, ka mundur ti marë çelësin e makinës nga timoni dhe më pas ti grerë frenat e dorrës.

Në momentin e ndalimit Viktor Ndoka ka filluar të bërtasë me zë të lartë që ta linin të qetë, pasi ishte drejtuar për të shkuar në Ambasadën Amerikanë me qëllim për të denoncuar kryetarin e bashkisë Lezhë.

Shumë shpejt në vendgjarje ka shkuar një patrullë e Komisariatit Nr.3 që ka bërë shoqërimin e Viktor Ndokës në polici. Në ambjentet e poliicisë interes për këtë rast ka shfaqur dhe sektori i antiterorit,të cilët kërkuan të mernin kontakt dhe intervistuar Viktor Ndokën.

Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje prokuroria e Tiranës rregjistroi procedimin penale me Nr.6342 për akuzën e “Prishjes së rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim i punonjësit që kryen detyrën shtetërore”.

Për Viktor Ndokën, prokuroria kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me afat 2 mujor.

Ndërsa gjykata e Tiranës vendosi ndaj Ndokës masën e Arrestit në burg 45 ditor,duke kërkuar nga përfaqësuesi i prokurorisë që gjatë kësaj kohe të kryeje ekspertimin psikologjik të personit të arrestuar.