Qytetarët që janë bashkuar këtë të premte në marshimin e opozitës kanë mbajtur 1 minutë heshtje para Kryeministrisë për dy të miturit që humbën jetën në aksidentin tragjik në Durrës.
Protestuesit pas mbajtjes së një minutë heshtje në nder të të miturve kanë vijuar me thirrjet e tyre ndaj kryeministrit Edi Rama.
“Rama ik”, dëgjohen protestuesit ndërsa mbajnë parulla në duar.
Deri në këto momente nuk ka patur asnjë incident dhe marshimi ka qenë paqësor teksa në terren janë 1500 efektivë policie.





