Tre shtetas italianë janë mes 7 personave të proceduar penalisht pas protestës së 8 majit të organizuar nga Partia Demokratike, ku pati përplasje me forcat e policisë.
Nga hetimet e kryera, është provuar se ata kanë marrë pjesë në akte dhune ndaj efektivëve, por nuk rezultojnë të përfshirë në hedhjen e molotovëve.
Të huajt janë marrë në pyetje nga policia, por kanë refuzuar të japin shpjegime mbi arsyet e përfshirjes së tyre në protestë dhe mënyrën se si u bënë pjesë e tubimit.
Në total, për zhvillimet e protestës janë proceduar 7 persona, të dyshuar për akte dhune dhe përdorim molotovësh në drejtim të policisë.





