Një miqësi që zgjaste prej 58 vitesh, por që u ndërpre sot me ndarjen nga jeta të Moikom Zeqos, duke lënë pas trishtim dhe dhimbje.
Ish-deputeti dhe poeti Bardhyl Agasi, mik fëmijërie me Moikom Zeqon, në rrjeshtat e mëposhtëm shpreh tronditjen e tij, por edhe krenarinë për faktin se ishte shok prej më shumë se 5 dekadash me atë që e cilëson “nje vlere e madhe kombetare, u bere nje Naim Frasher, nje rilindes i madh i kohes sone, u bere nje Migjen me frymen tende realiste, poet, shkrimtar, historian, arkeolog, studiues, enciklopedist, erudit, nje politikan vizionar. Mbi te gjitha u bere nje Njeri i madh, nje atdhetar i shquar”.
Më tej Agasi shpreh bindjen e tij se pavarësisht ndarjes nga jeta, Moikom Zeqo do të mbahet mend si një nga njerëzit më të shquar të kombit.
“Nuk me besohet vella qe po iken…per t’u rikthyer me vepren tende te madhe ne kujtesen e kombit si nje nga njerezit e saj me te shquar.
Lamtumire Moikomi im…” – shkruan Agasi.
Shkrimi i plotë i Bardhyl Agasit:
Lamtumire Moikomi im…
…Si mund ta mendoja se kjo e hene do te me sillte nje lajm aq te trishtueshem, shuarjen tende Moikomi im, E kishim lene qe te takoheshim per te me dhene librin tend te fundit dhe te pinim nje kafe, te cilat ishin me te rralla nga semundja jote e rende. Ti ishe ndoshta i vetmi shoku im prej 58 vitesh, qe nga femijeria jone, kur merrnim pjese ne rrethin letrar te shtepise se pionierit. 58 vite kur s’do te ndaheshim kurre, qe kur endeshim bregut te detit, ne Currila si femije e deri ne keto dite kur kapercyem te shtatedhjetat…
Por ti u rrite shume, Moikomi im, u bere me vepren tende nje vlere e madhe kombetare, u bere nje Naim Frasher, nje rilindes i madh i kohes sone, u bere nje Migjen me frymen tende realiste, poet, shkrimtar, historian, arkeolog, studiues, enciklopedist, erudit, nje politikan vizionar. Mbi te gjitha u bere nje Njeri i madh, nje atdhetar i shquar.
U bere nje Mesues mendjendritur, shembull i thjeshtesise, i dashurise per njerezit. Ishe miku im me i afert, por te ndjeja si mesuesin tim. Emrin tend e permendja me krenari. Sot gjithe diten kam marre telefonata dhe mesazhe te shumta ngushellimi, veçanerisht nga Durresi, qe ti aq e doje, qe i kushtove jeten dhe krijimtarine tende, qe te dhimbsej, qe e bere tendin si askush. Dhe ai te beri qytetar Nderi te tij.
Nuk me besohet vella qe po iken…per t’u rikthyer me vepren tende te madhe ne kujtesen e kombit si nje nga njerezit e saj me te shquar.
Lamtumire Moikomi im…





