Ish-kreu i ARRSH Gentjan Gjyli dhe ish-drejtuesi i KESH, Erald Elezi janë paraqitur ditën e sotme në GJKKO. Ndaj dy ish-zyrtarëve rëndon akuza e shkeljes së barazisë në tendera.
Për këtë vepër penale, SPAK ka kërkuar shpalljen fajtorë dhe dënimin e tyre me nga 1 vit e 6 muaj burgim. Gjykata e Posaçme ka lëshuar dy masa sigurie “arrest në shtëpie” për dy vartësit e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.





