Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan është pezulluar nga detyra pasi organi mbikëqyrës i GJND-së e referoi për procedura disiplinore lidhur me akuzat për sjellje të pahijshme seksuale.

Akuzat e paraqitura nga një palë e tretë i referohen ngacmimeve të pretenduara ndaj një anëtareje të stafit. Skandali ka zgjatur më shumë se dy vjet, ndërsa vetë kryeprokurori mohon me forcë çdo shkelje. Në maj 2025, ai kishte dhënë dorëheqjen përkohësisht, në pritje të rezultatit të hetimit. Ky proces është i paprecedentë për GJND-në, dhe Asambleja e Shteteve anëtare është gjendur përballë nevojës për të krijuar rregulla të reja me qëllimin të zgjidhë ngërçin e krijuar.

Byroja e saj prej 21 anëtarësh vendosi t’i referojë çështjen të gjithë pjesëtarëve të Asamblesë, që nga ana e saj vendosi me shumicë të kualifikuar… të pezullojë Prokurorin nga detyra me efekt të menjëhershëm, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar. Hetimi i OKB-së thuhet të ketë gjetur prova në mbështetje të akuzave, sipas një kopjeje të raportit të parë të publikuar nga The Associated Press.

Megjithatë, një panel prej tre gjyqtarësh të zgjedhur nga komiteti ekzekutiv për një vlerësim ligjor vuri në dukje se hetimi nuk ishte përfundimtar.  Mbështetësit e Khan, ndërkohë, argumentojnë se hetimi nuk arriti të vërtetojë akuzat ndaj tij. Polemikat përkojnë me tensione më të gjera politike të lidhura me gjykatën.

Më herët, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Khan pasi ai kërkoi urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant, lidhur me krime të dyshuara për luftën në Gaza.